Transmetuar më 15-09-2018, 15:55

Një 11-vjeçar nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra në një aksident, dhe ka ndërruar jetë sot.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në13 shtator, ku makina përplasi një fëmijë në fshatin Fermë Çlirim të Fierit.

Makina drejtohej nga një 33 vjeçar i cili u shoqërua në polici menjëherë pas aksidentit.

11 vjeçari, banues në fshatin Dërmënas, fillimisht u shtrua në spitalin rajonal të Fierit por më pas u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Por i vogli nuk arriti t’i mbijetojë plagëve duke humbur jetën sot, dy ditë pas aksidentit. /k.k/noa.al/