Transmetuar më 15-09-2018, 15:07

Një nënë dhe vajza e saj janë përplasur nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur sot në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”.

Automjeti, i drejtuar nga Ermira Cuberi, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anës aksit.

Për pasojë është plagosur rëndë nëna e drejtueses e cila ndodhej pasagjere, një pediatre e njohur në zonë.

Drejtuesja ka marrë lëndime të lehta.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca si dhe policia, e cila ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes. /k.k/noa.al/