Transmetuar më 15-09-2018, 14:06

Një ndihmës mësuese në Teksas është akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksual me një nxënës 15-vjeçar, me të cilin humbi dhe virgjërinë.

Hannah Siboyeh, 25-vjeç, u arrestua me akuzën për sulm seksual të një fëmijë dhe marrëdhënie të pahijshme mes mësueses dhe xënësit.

Ajo ishte vetëm 24 vjeç kur kreu për herë të parë marrëdhënie seksuale me adoleshentin.

Daily Mail raporton se sipas dokumenatve të gjykatës, mësuesja filloi të bëjë seks me ish-nxënësin në korrik 2017, por marrëdhënia e tyre nuk u zbulua deri në pranverën e vitit 2018.

Hetimet nisën në muajin prill nga Cypress-Fairbanks Independent School District Police pas denoncimit të një nxënësi tjetër.

Ai raportoi se kishte parë 15-vjeçarin dhe Siboyeh në shtrat së bashku në shtëpinë e tij dhe dhe duke dëgjuar "zhurma të çuditshme" që vinin nga dhoma.

Sipas nxënësit, ndihmës mësuesja dhe adoleshenti gjithashtu publikuan së bashku një fotografi në Snapchat.

Kur policia u përball me Siboyeh, ajo pranoi se i pëlqente 15-vjeçari "me gjithë zemër" dhe se kishte humbur virgjërinë e saj në korrik 2017.