Transmetuar më 15-09-2018, 13:29
Foto ilustruese

Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, u bë publik urdhri i kryeministrit për të mos lejuar mësuesit me telefona në shkollë.

Ky urdhër vjen vetëm pak kohë pas atij të mëparshmit që nuk lejonte nxënësit me celularë me vete.

Por, duket se jo të gjithë janë dakord me vendimin e ri, që do shtrihet edhe në administratë.

Sindikata e Arsimit në Shkodër ka dalë kundër urdhrit që ndalon celularët për mësuesit.

Arian Peraj deklaroi në një dalje për mediat se kryeministri dhe ministrja synojnë që të largojnë vëmendjen nga problemet reale që ka arsimi.

“Urdhri i ri për marrjen e celularëve të mësuesve është absurditeti i radhës i cili synon të largojë vëmendjen nga problemet me të cilat haset mësuesi sot”, tha ai.

Peraj u ndal edhe te shpërndarja falas e librave për ciklin fillor. Ai tha se qeveria nga ana tjetër rriti çmimet e librave për klasat e tjera.

“U dhanë librat fillores në përdorim, u shtrenjtuan me 20-25% librat nga klasa e 6-te dhe në vazhdim”, deklaroi ai./a.m./noa.al/