Transmetuar më 15-09-2018, 12:10
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ndodhi një ditë më parë në Sarandë ku një person u plagos me armë zjarri në një lokal.

I plagosur mbeti një 37-vjeçar i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se ka identifikuar autorin e krimit dhe e ka shpallur në kërkim atë, ndërkohë është prangosur për “moskallëzim krimi” kolegu i të plagosurit.

Rreth orës 02:32, në lagjen nr.1 Sarandë, në ambientet e jashtme një diskoje, shtetasi A.L., 37 vjeç me banim në Vlorë, i cili punonte si "bodyguard", është qëlluar me armë zjarri nga një shtetas tjetër, që sipas policisë dyshohet se është shtetasi me inicialet D.M, 31-vjeç. Ky i fundit duke përfituar nga errësira është larguar menjëherë me një automjet nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, policia thotë se arrestoi shtetasin Joan Buli, 36 vjeç, lindur në Tiranë, me banim të përkohshëm në Sarandë, punonjës në objektin në fjalë (bodyguard). Ai u prangos për "Moskallëzim krimi".

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta./a.m./noa.al/