Transmetuar më 15-09-2018, 11:29

Shqipëria është një vend që më së shumtt u bën përshtypje të huajve për lokalet që rrinë plot gjatë gjithë ditës ku më së shumti frekuentohen nga të rinjtë.

Para punës, preferohet kafja me ato pak lekë nga familja.

Ky është një realitet i hidhur i Shqipërisë së sotme por nuk janë të gjithë kështu.

Vajza në foto është 21-vjeçarja Xhoi nga Bradasheshi në Elbasan.

Ajo ka zgjedhur një punë burrash, që madje edhe ata që e pranojnë janë mjaft të rrallë duke preferuar të rrinë pa punë.

Xhoi punon si gomiste në biznesin e familjes së saj. “Punoj me babanë. Ia kam marrë dorën mirë”, thotë Xhoi.

Kjo vajzë e re jep një mesazh mjaft domethënës për rininë shqiptare që rri nëpër kafene.

Puna është nder dhe nuk ka asnjë punë që të jetë turp!/a.m./noa.al/