Transmetuar më 15-09-2018, 11:10
Mesazhi i presidentit Ilir Meta

15 Shtatori njihet si Dita Ndërkombëtare e Demokracisë.

Me rastin e kësaj dite, presidenti i vendit Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale.

Ai thotë se demokracia “nuk vjen si dhuratë dhe duhet mbrojtur”.

“Demokracia nuk është dhënë një herë e përgjithmonë. Demokracia nuk vjen si dhuratë dhe as qëndron si e tillë. Demokracia duhet ruajtur, duhet mbrojtur, duhet zhvilluar sipas standardeve më të avancuara dhe siç e meriton një komb si i yni, që ka vuajtur shumë nga mungesa e saj”, shkruan kreu i shtetit.

Ai ka edhe një mesazh për të rinjtë. Meta i fton ata të jenë udhëheqës në proceset demokratike të vendit.

“Rinia e sotme, me shpirtin e lirë, energjinë, guximin e kurajon e saj, të udhëheqë proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit”, shkruan kreu i shtetit më tej./a.m./noa.al/