Transmetuar më 15-09-2018, 11:01
Momentet kur armët nxirren nga muri

Kontrolle në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që mbajnë sende të kundraligjshme janë zhvilluar edhe në Tiranë.

Policia ka arrestuar në flagrancë një 49-vjeçar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjetën të fshehura armë zjarri e municion luftarak.

Në pamje duken se shtetasi Sokol Sadiku, i arrestuar nga policia kishte fshehur armët në murin e banesës.

Uniformat blu i sekuestruan 49-vjeçarit në cilësinë e provës materiale armë zjarri e llojit pistoletë, model 54 me një krehër me 5 fishekë, automatik, 8 krehëra fishekësh, 600 copë fishekë model 7.62.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”./a.m./noa.al/