Transmetuar më 15-09-2018, 10:45
Përleshja mes gjarpërinjve

Momente tmerri ka kaluar një familje në Brisbane të Australisë.

Teksa gjithçka dukej krejt normale në banesë, papritur nga tavani rrëzohen dy gjarpërinj.

Zvarranikët e rrezikshëm po përlesheshin mes tyre.

Beteja ka zgjatur edhe kur ata u rrëzuan në tokë, në dhomën e gjumit.

Të gjendur përballë kësaj skene të tmerrshme, familjarët njoftuan autoritetet për të ndërhyrë.

Ndërkohë, ata bënë edhe një video të betejës mes gjarpërinjve që zgjati për minuta të tëra./a.m./noa.al/