Transmetuar më 15-09-2018, 09:32
Sendet e sekuestruara

Zbulohet një magazinë në Vlorë ku fshiheshin armë, granata, tritol dhe kanabis. Gjatë operacionit të ndërmarrë policia thotë se ka arrestuar në kushtet e flagrancës edhe poseduesin e tyre.

Shtetasi Gjergji Petani ka rënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Maskimi”.

Në kuadër të planit operacional u ushtrua kontroll në disa ambiente të dyshimta ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, konkretisht në magazinën në katin e parë të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

Një pistoletë e llojit “Zastava” me një krehër me fishekë, si dhe 161 fishekë të tjerë 4 kallëpe tritol, si dhe pesë ndezësa detonatore për tritol Një granatë ofensive si dhe 47 fishekë 7.62 mm, mod 56, (të montuara bashkë në formën e eksplozivit) Si dhe rreth 2 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”./a.m./noa.al/