Transmetuar më 15-09-2018, 08:42
Shpejtësia e një automjeti gjatë aksionit policor

Kontrollet e përforcuara, ndëshkimet e ashpra dhe fushatat sensibilizuese pas aksidenteve të shumta tragjike duket se nuk bëjnë efekt tek shumë drejtues mjetesh.

Pamjet e përditshme që servir Policia Rrugore nga aksionet në terren tregojnë rrezikun e madh që sjellin në rrugë disa drejtues mjetesh të papërgjegjshëm.

Jo vetëm për veten, por shumë drejtues mjetesh që lëvizin nën ndikimin e alkoolit dhe me shpejtësi të çmendur bëhen rrezik për të tjerët.

“Me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara. 34 vjeçari nga Tirana me 193 km/h. E pa pranueshme kjo shpejtësi skëterrë. Për 240 minuta kontroll me radar u konstatuan 21 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara që varionin nga 151 km/h deri në 193 km/h”, raporton policia pas aksionit të ndërmarrë gjatë orëve të vona të mbrëmjes duke gdhirë e shtuna.

21 drejtues mjetesh u dërguan në Komision, “por shkuan shëndoshë pranë familjes, por pa patentë” thuhet në mesazhin e policisë.

Policia ka edhe një mesazh të fortë për të sensibilizuar shoferët:

“Stop shpëjtesisë fluturuese para se aksidenti të ndalojë ju. Gjithmonë kujto: qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë. Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, dikush po pret në shtëpi…”/a.m./noa.al/