Transmetuar më 15-09-2018, 08:25

Vitet ikin por modelja Kate Moss nuk e ka humbur shkëlqimin. Tashmë 44-vjeçare por ajo gëzon ende një fizik për tu admiruar.

Në rrugën e modeles së njohur po hedh hapat edhe vajza e saj 15-vjeçare Lila Grace.

Moss thotë se do të bëhet menaxhere e vajzës së saj.

Por, ajo ka një kusht për vajzën: “Nuk do ta lejoj vajzën time të pozojë topless”, ndryshe nga sa ka vepruar vetë Kate.

Moss nuk e kishte me qejf të pozonte pa rroba, por kur ishte e re dhe ia kërkuan, ajo përmbushi vullnetin e menaxherëve.

“Po, ka ndodhur në fillim. Kam punuar me një artiste të quajtur Corinne Day dhe asaj i pëlqente të më fotografonte vetëm topless, kurse mua nuk më pëlqente”, thotë ajo.

Për modelet e reja që duan të bëjnë karrierë ajo ka një këshillë: “Mos e bëni nëse nuk ndjeheni mirë”./a.m./noa.al/