Transmetuar më 15-09-2018, 08:10

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në provincën e Mugellos, në Firenzze të Italisë ku një fëmijë vetëm 1-vjeçar është vrarë me thikë nga babai i tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë një debati të ashpër mes babait vrasës dhe bashkëshortes së tij.

Në banesë ishte edhe vajza tjetër 7-vjeçare e çiftit. Babai tentoi të vrasë edhe atë por fëmija u shpëtua nga nëna që i doli para duke e mbrojtur me trupin e saj.

Sipas rindërtimit të skenës së krimit, 30-vjeçarja Annalisa u përpoq të shpëtonte vogëlushin Michele duke u larguar me vrap me të në krahë drejt tarracës së godinës.

Por, ajo u ndoq nga pas nga partneri i saj Nicolo Patriarchi i cili i goditi pa mëshirë. Në ato momente, në banesë kishin mbërritur forcat e policisë që kishin marrë një telefonatë që jepte alarmin.

Prindërit e Annalisës kishin njoftuar pasi e bija u tregoi për sherrin që po ndodhte.

Kur, karabinierët mbërritën, gjetën të vdekur fëmijën që në 3 Shtator kishte mbushur 1-vjeç. Ndërkohë nëna ishte e plagosur por jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje u arrestua autori i krimit shokues i cili ishte në gjendje të rënduar psikologjike./a.m./noa.al/