Transmetuar më 14-09-2018, 20:26

Meryem Uzerli është një nga aktoret më të dashura në Turqi, por jo pak e njohur edhe për publikun shqiptar.

Ajo ka fituar dashurinë e publikut të saj me rolin e saj te seriali “Sulltani i Madhërishëm”.

Ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen së fundmi te aktorja, është një video e publikuar në rrjetet sociale.

Ajo ka postuar një instastory në Instagram, teksa vallëzon me një këngë shqiptare.

Ajo ka marrë vëmendjen e fansave të saj me një video që e ka publikuar në llogarinë e saj, teksa vallëzon me këngën “Toto”, të reperit të njohur Noizy, të cilën e solli në bashkëpunim me reperin e njohur zviceran Raf Camora.

Më poshtë keni videon./a.k/noa.al/