Transmetuar më 14-09-2018, 19:30

Brody Allen është një vogëlush 2-vjeçar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili me fatkeqësinë e tij ka përlotur botën.

Brody Allen është diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri dhe mjekët bëjnë me dije se i ka ngelur vetëm një muaj jetë.

Banorët e lagjes në Ohio ku ai banon, vendosën të sjellin para kohe Krishtlindjet për 2-vjeçarin, në mënyrë që të përcillet atmosfera te ai.

Pas 98 ditëve në spital prindërit vendosën që ta merrnin 2-vjeçarin në shtëpi në mënyrë që t’i kalonte ditët e fundit i rrethuar nga njerëzit që e duan.

Që prej ditës që doli nga spitali, familja e vogëlushit është kujdesur që çdo ditë që kalon për të, të jetë festë. Këtu përfshihet festimi i Krishtlindjeve përpara kohe në mënyrë që Brody të mos i humbasë këtë vit.

Me të dëgjuar lajmin, fqinjët e djalit të vogël u mblodhën dhe vendosën që të vendosin zbukurimet e festave të fund-vitit në mënyrë që Brody ta ndjejë atmosferën siç duhet.

Historia e vogëlushit Brody Allen, është bërë lajm në të gjitha mediat botërore, ku i ka prekur të gjithë./a.k/noa.al/