Transmetuar më 14-09-2018, 18:56

Ky është momenti i çuditshëm dhe i frikshëm kur bishti i madh i një balenë doli nga uji dhe u përplas me një gomone.

David Mulder ishte një pasagjer në varkë pranë Brier Island, kur kapi momentin e pazakontë në kamera.

Filmimi i kryer më 2 shtator, tregon gomonen që udhëton në ujërat e qeta dhe pak çaste më vonë, bishti i gjigantit të detit përplaset mbi të.

Tetë pasagjerët në mjetin lundrues panë skenën të tmerruar.

Drejtuesi i gomones, Guy Melville e përshkroi ngjarjen shumë të pazakontë si një "trokitje" miqësore.

Ai tha se balena me gjasë ishte 15 metra i gjatë, dyfishi i madhësisë së mjetit lundrues. /k.k/noa.al/