Transmetuar më 14-09-2018, 18:40

Një 31-vjeçar u ndalua sot në Fier nga shërbimet e Policisë Rrugore.

Antonio Bregu, 35 vjeç, banues në Fier, ishte duke drejtuar në gjendje të dehur makinën tip “Range Rover”.

Gjatë kontrollit të mjetit, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 70 mijë euro, të cilat dyshohet se vijnë nga veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të metejshme për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale", dhe "Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi".

Antonio Bregu ka qënë i dënuar në Itali dhe Zvicër për trafikim të lëndëve narkotike.

Para 2 vjetësh ka dalë nga burgu në Zvicër. /k.k/noa.al/