Transmetuar më 14-09-2018, 15:54

Një bandë shqiptarësh që shfrytëzonin vajza për prostitucion u shkatërrua nga autoritetet italiane.

Në përfundim të operacionit u arrestuan 22 persona, të gjithë shqiptarë, përvecc një gruaje rumune.

Por si ranë në gjurmët e tyre autoritetet e vendit fqinj?

Hetimet kanë nisur pas vrasjes me një plumb në zemër të shqiptarit Ilir Berisha, në 15 shtatorin e vitit 2017, dhe arrestimin në kufirin italian me Francën të autorit të këtij krimi, shqiptarit Emiliano Biqmeti 34 vjec.

25 vajzat që shfrytëzoheshin për protitucion rrëmbeheshin në vendet e tyre të origjinës si në Shqipëri, Moldavi, Rumani, Hungari. Janë të moshës 20-25 vjece por mes tyre ka dhe një vajzë minorene.

Sipas investiguesve italianë skema kriminale e këtij grupi nuk ishte piramidale por horizontale. Çdo anëtar i tij zotërinte një zonë të caktuar dhe një vajzë duke nzjerrë fitime që shkonin nga 6-12 mijë euro në muaj.

Gjithçka ishte e mirëorganizuar mes personave që kujdeseshin për rekrutimet, kujdestarët në terren dhe ata që siguronin klientët.

Mediat italiane bëjnë me dije se grupi ka shfrytëzuar dhjetëra vajza nga Shqipëria dhe vende të tjera.

Në zonën e Lombardisë po kryhen ende kontrolle dhe verifikime pasi të tjerë persona mendohet se janë përfshirë në këtë rrjet të gjerë. /k.k/noa.al/