Transmetuar më 14-09-2018, 14:10

Pak ditë më parë, kryeministri paralajmëroi se do marrë masa për heqjen e përdorimit të celularëve në shkolla.

Duket se një gjë e tillë do të shtrihet edhe në institucionet shtetërore.

Këtë artikulim e tha sot kreu i qeverisë në një takim me mësueset e portalit tek pallati i Kongreseve.

“Ky vit do të jetë viti i një epoke të re me celularin në shkollë. Nuk do lejojmë celularë në shkollë. As për fëmijët dhe më vjen keq as për mësuesit. Do i dorëzojnë në fillim dhe do i marrin në fund të mësimit.

Muajin e parë do e bëjmë muaj edukimi. Në muajin e dytë celularët merren dhe hidhet në plehra nuk i kthehet më atij që e ka sepse janë  ndotës me rrezikshmëri të lartë të mjedisit arsimor. Dhe ndotësit i varrosim dhe i riciklojmë. Ndërkohë që po përgatitemi të heqim celularët nga institucionet e shtetit që janë bërë si klube interneti të gjithë”.

Shpesh deputetë dhe ministrja janë parë në Parlament teksa përdorin celularin, ndonjëherë edhe për të bërë ndonjë video nga momentet e tensionuara. /k.k/noa.al/