Transmetuar më 14-09-2018, 12:59
Policia gjatë kontrolleve

Pas operacioneve në disa qarqe, forcat speciale RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë janë zhvendosur sot në qytetin e Vlorës ku kanë kryer kontrolle të shumta.

Raportohet se aksioni policor është përqendruar në lagjen “Pavarësia”, pranë spitalit të qytetit ku dyshohet se kanë baza disa grupe kriminale.

Burimet nga policia bëjnë me dije se janë sekuestruar deri tani një sasi prej 50 kilogramësh kanabis si dhe armë zjarri.

Disa persona janë shoqëruar pas kontrolleve të kryera.

Orët në vijim policia pritet të dalë me një komunikatë për finalizimit të aksionit./a.m./noa.al/