Transmetuar më 14-09-2018, 12:11
Rama gjatë takimit me mësuesit

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në një aktivitet me mësuesit, tre ditë para nisjes së vitit të ri shkollor.

Rama tha se tashmë po ndihen efektet e para të reformës së thellë të ndërmarrë në arsim.

Për të argumentuar këtë, ai dha një shembull konkret lidhur me nxënësit e ekselencës që do ndjekin këtë vit shkolla mësuesie.

Kjo gjë sipas tij para disa vitesh as që mendohej.

“300 nxënës të ekselencës regjistruar në mësuesi është tregues se po, reforma jonë po jep efektet”, deklaroi Rama.

Kur tha këtë ai dha edhe një lajm të mirë për këta 300 studentë që nisin vitin e parë të shkollës së lartë. Ai tha se tarifat shkollore për ta do të jenë falas.

“Për këta ne do paguajmë shpenzimet. Nuk do kenë asnjë tarifë për shpenzimet e universitetit. Mësuesit janë drita në syrin e politikës sonë. Pjesa tjetër që nuk vijnë nga ekselenca janë sidoqoftë nxënës me mesatare mbi shtatë. Është e lartë, e pamendueshme për shkollat e mësuesisë që ishin bërë magazinat e ngalësve”, deklaroi Rama më tej./a.m./noa.al/