Transmetuar më 14-09-2018, 11:28
Shpëtim Çekrezi

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj shtetasit Shpëtim Çekrezi, i vënë në pranga nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Ai u zbulua pas një investigimi të emisionit Fiks Fare.

Çekrezi shfrytëzonte shoqatën dhe bënte njoftime online për vende pune.

Pasi vajzat lidheshin me të, ai u shpjegonte punën që ato duhej të bënin, që në fakt ishte ushtrimi i prostitucionit në Maqedoni në një lokal luksoz.

Disa ditë pas publikimit të pamjeve, policia bëri arrestimin e Çekrezit, kryetar  i shoqatës kulturore “Ferdinand Deda”.

Ndërkohë sot gjykata vendosi izolimin e tij në burg./a.m./noa.al/

Rekrutonte vajza për prostitucion përmes shoqatës, arrestohet

Shoqata që rekrutonte prostituta me emrin e Nderit të Kombit Ferdinand Deda, reagimi i të birit