Transmetuar më 14-09-2018, 10:51
Foto ilustruese

Prej kohësh një sërë studimesh janë kryer për efektet e punës gjatë natës tek shëndeti i njeriut. Është zbuluar se në këto orare, njerëzit janë të prirur të vuajnë nga shëndeti i dobët krahasuar me njerëzit e tjerë.

Sipas një studimi të fundit të kryer nga Qendra Mjekësore e Kinës Perëndimore, rezulton se gratë që punojnë natën janë më të rrezikuara të preken nga kanceri.

Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën shkencore “Cancer Epidemiology Biomarkers & Prevention”.

Hulumtuesit thonë se gratë që punojnë natën janë pesë herë më të rrezikuara nga kanceri se gratë e tjera.

Ato janë të ekspozuara më së shumti ndaj kancerit të gjirit, të lëkurës dhe atij të mushkërive.

Puna gjatë natës pengon ritmin normal të qarkullimit të gjakut. Gjatë natës është orari në të cilin te njerëzit rregullohen ciklet fiziologjike të ciklit 24-orësh, ndaj njeriu ka nevojë të pushojë./a.m./noa.al/