Transmetuar më 14-09-2018, 10:33
Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës

Kryeministri Edi Rama është në mandatin e dytë qeverisës pasi erdhi në pushtet në vitin 2013 në koalicion me LSI-në.

Vitin e shkuar ai arriti të sigurojë mazhorancën i vetëm dhe PS tashmë qeveris pa aleatë.

Por, a ka menduar shefi i qeverisë se kur do të largohet nga politika?

Ai i është përgjigjur kësaj pyetjeje të drejtuar nga gazetarja Eni Vasili. Rama tha se do të largohet shumë më parë se të mendohet “se do bëhem si Berisha”.

“Nuk do të katandisem kështu si “doktori” 80 vjeç dhe të përgojojë dynjanë. Unë nuk e lejoj veten të përfundoj si ai. Me siguri do të largohem shumë më përpara se të vijë dita që së largu të mund të mendohet se do të bëhem si puna e Berishës dhe sinqerisht më vjen keq për të”, tha Rama./a.m./noa.al/