Transmetuar më 14-09-2018, 10:16
Foto ilustruese

Për një muaj i shpëtoi policisë, por sot uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e një personi të dyshuar për tentativë vrasjeje.

Policia thotë se ka prangosur shtetasin Fatjon Aliraj 31-vjeç.

Ky i fundit ka tentuar të vrasë shtetasin me inicialet A.M.

Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në datën 6 Gusht në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.

Në datën 12 prokurori firmosi urdhër-ndalimin për 31-vjeçarin i cili ka arritur të qëndrojë i fshehur për rreth një muaj.

Nuk jepen detaje lidhur me shkaqet për të cilat i riu tentoi të vrasë bashkëqytetarin./a.m./noa.al/