Transmetuar më 14-09-2018, 10:01

Policia vijon me kontrollet blic në lokale dhe në ambjente në qytete të ndryshme të vendit.

Tre persona janë vënë në befasi në Berat teksa ndodheshin duke konsumuar kafe në një lokal.

Gjatë operacionit të koduar “Basti”, policia kreu kontroll në një lokal në lagjen “Donika Kastrioti” ku u arrestuan në kushtet e flagrancës tre persona.

Në pranga u vunë shtetasit Nikolin Çipi, 42 vjeç, Sokol Shehu, 48 vjeç, dhe Eduart Mino, 40 vjeç, të tre banues në Berat. Arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit fizik që u ushtrua nga shërbimet e policisë, këtyre shtetasve iu gjetën 8 doza (50 gramë) lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë dhe 2 doza (6 gramë) lëndë narkotike e dyshuar kanabis, të cilën dyshohet se e shpërndanin në zona të ndryshme të qytetit.

Lokali ku u ndaluan është në pronësi të 42-vjeçarit Çipi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: -lënda narkotike -1 televizor dhe 1 njësi qendrore -50 euro dhe 45.000 lekë -5 aparate celularë dhe 1 motor “Ymaha”.

Shtetasin Nikolin Çipi do të ndiqet penalisht për veprat, "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim", "Organizimi i lotarive të pa lejuara” , “Fshehja e të ardhurave" dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Ndërsa për shtetasit Sokol Shehu dhe Eduart Mino për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim"./a.m./noa.al/