Transmetuar më 14-09-2018, 09:47
Foto ilustruese

Shkatërrohet një bandë e fuqishme që shfrytëzonte vajza për prostitucion.

Policia italianë ka ndërmarrë një operacion të gjerë duke vënë në pranga 22 persona, të gjithë shqiptarë, me përjashtim të një gruaje rumune.

Aksioni është zhvilluar nga policia e Milanos një ditë më parë ndërkohë ende nuk është zbuluar identiteti i personave të arrestuar pasi vijojnë kontrollet.

Banda e shqiptarëve shfrytëzonte vajzat për prostitucion në zonat e Brianzas dhe Comos.

Gjithçka ishte e mirëorganizuar mes personave që kujdeseshin për rekrutimet, kujdestarët në terren dhe ata që siguronin klientët.

Mediat italiane bëjnë me dije se grupi ka shfrytëzuar dhjetëra vajza nga Shqipëria dhe vende të tjera.

Në zonën e Lombardisë po kryhen ende kontrolle dhe verifikime pasi të tjerë persona mendohet se janë përfshirë në këtë rrjet të gjerë./a.m./noa.al/