Transmetuar më 14-09-2018, 09:02
Lulzim Basha gjatë një deklarate për mediat

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka hedhur sërish akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Edi Rama për prokurimet publike.

Pas denoncimeve të fundit nga selia blu për dhënien e investimeve për njerëzit pranë qeverisë, Basha ka nxjerrë një video ku thotë se një në tre tendera janë dhënë pa garë.

Po ashtu, Sipas liderit të opozitës plot 229 milionë euro kanë shkuar për luks qeveritar.

“Shqiptarët varfërohen çdo ditë nga korrupsioni i qeverisë Rama”, shkruan Basha në videon e publikuar në rrjetet sociale.

Gjatë muajit Gusht, opozita u përqendrua në denoncimin e rasteve abuzive sipas saj kur qeveria ka dhënë tendera për njerëz të afërt të kryeministrit.

Kjo strategji e PD ka vijuar edhe përgjatë Shtatorit, krahas aksionit të ri për vettingun në politikë./a.m./noa.al/