Transmetuar më 14-09-2018, 07:59
Albano ALiko. ish-administratori i Gulf

Disa muaj më parë, skandali i kompanisë së falimentuar Gulf bëri mjaft bujë. Mijëra klientë ishin mashtruar duke blerë tollona më tepër se sa kompania kishte naftë në depozita dhe krejt papritur, brenda natës shpallet falimenti.

Organizatorët e mega-mashtrimit që i kushtoi edhe shtetit miliona euro dëm u arratisën ndërkohë mijëra persona ranë pre e mashtrimit.

Ndryshe nga buja dhe zhurma që u shkaktua aso kohe, arrestimi dhe më pas lirimi i administratorit kryesor të Gulf, Albano Aliko kaloi krejt në heshtje.

Ai u ndalua nga policia ditën e hënë, dhe ditën  mërkurë gjykata caktoi masën “arrest shtëpie” ndaj tij, edhe pse orkestroi një prej mashtrimeve më të mëdha dhe për veprat që akuzohet rrezikon deri në 20 vite burg.

Lajmi u kalua krejt në heshtje dhe u mësua vetëm ditën e enjte. Duket se Aliko ka ndjekur një strategji të mirëmenduar. NOA ka mësuar se ai është vetëdorëzuar dhe nuk është gjetur nga policia.

Këtë gjë ai e ka bërë për të lehtësuar pozitat dhe për të marrë një masë më të lehtë siç është ajo e arrestit shtëpiak.

Ndërkohë, në kërkim është ende ish-administratori tjetër i kompanisë “Gulf”, gjeorgjiani Irakli Zvanidze, i cili ka lënë Shqipërinë vetëm pak ditë pasi të plaste skandali.

i gjithë skenari u vu në jetë vetëm në katër, mes 15 dhe 19 prillit. Tollonat e naftës po shiteshin nga 125 deri në 130 lekë ndërkohë që çmimi në treg i naftës ishte me 160 lekë për litër.

Por, depozitat e kompanisë ishin thuajse bosh. Disa kompani u mashtruam ne vlera deri në 200 milionë lekë. Kur skema u zbulua, orkestruesit e mashtrimit u arratisën.

Mësohet se dosjes së fundi i janë shtuar edhe 15 padi t tjera nga subjekte dhe qytetarë të mashtruar./a.m./noa.al/