Transmetuar më 13-09-2018, 16:20

Një burrë, që po lundronte me varkë, është konfliktuar me disa turistë të tjerë.

Turistët që po lundronin në bregdetin e Sardenjës së Italisë, u ndoqën me varkë nga burri i cili i akuzonte se ia dëmtuan varkën.

Teksa i kërcënonte se “do t’ju vras një nga një”, njëri prej turistë iu kundërvu dhe e qëlloi me grusht.

Në atë moment, burri i moshës së mesme ra në ujë dhe ishte i pafuqishëm që të kthehej sërish në barkën e tij.

Ndërsa varka e tij largohet dhe përplaset tek shkëmbinjtë.

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme.