Transmetuar më 13-09-2018, 09:16
Foto ilustruese

Tek shumë persona shpesh herë simptomat e astmës janë jo fort të dukshme. Këta individë as që e kuptojnë që kanë probleme me astmën.

Kjo ndodh pasi një ditë mund të shfaqen simptomat e astmës, ndërkohë ditën tjetër ju dukeni në gjendje normale.

Po ashtu, shenjat e astmës ndryshojnë nga një person te tjetri çka e bën edhe më të vështirë.

Por, disa simptoma janë paralajmëruese se ju vuani nga astma dhe nuk duhet t’i nënvlerësoni.

Kollitja dhe frymëmarrja me vështirësi janë paralajmërueset e para.

Po ashtu, personat që vuajnë nga astma ndjejnë “ngushtësi’ në gjoks, lodhje dhe kanë probleme me frymëmarrjen pas ushtrimeve.

Mos nënvlerësoni edhe nëse shikoni që buzët tuaja apo lëkura marrin një ngjyrë si në blu./a.m./noa.al/