Transmetuar më 12-09-2018, 20:34

Nëntë persona e humbën jetën, ndërsa 43 janë lënduar pasi një burrë me veturë hyri në sheshin e stërmbushur me njerëz në Kinë, njoftoi BBC.

Sipas mediave të tjera, në sulm e humbën jetën tre persona.

Incidenti ndodhi në pjesën jugore të Kinës, në qytetin Hengjang, rreth orës 20 sipas orës lokale.

Në rrjetet sociale janë publikuar filmime dhe fotografi ku vërehen persona të lënduar të shtrirë në tokë pas incidentit përderisa personat e lënduar më lehtë përpiqen t’ju ofrojnë ndihmë. Në filmime vërehet se si njerëzit vrapojnë në përpjekje për të ikur nga vetura.

Policia e arrestoi një burrë 54 vjeçar, përgjegjës për incidentin, ndërsa grupi i njerëzve bënte përpjekje për ta sulmuar.

Gjatë incidentit në shesh ka pasur një ngjarje lidhur me vallëzimin.

Deri më tani nuk ka të dhëna se bëhet fjalë për sulm terrorist.

Më poshtë keni pamjet shokuese: