Transmetuar më 12-09-2018, 08:30

Arkeologët në Turqi kanë bërë një zbulim mjaft interesant në liqenin Iznik.

Rreth 50 metër larg nga bregu, në thellësinë 3 metër, arkeologët e Universitetit të Bursës kanë gjetur rrënojat e një bazilike kristiane të stilit bizantin.

Gjurmët e para të saj u zbuluan që në vitin 2014, por vetëm tani po kryhen studime nga ana e arkeologëve.

Hulumtuesit mendojnë se pas kësaj bazilike, mund të gjenden të tjera rrënoja me vlera historike dhe kulturore.

Sipas disa të dhënave, bazilika mund të jetë ndërtuar mbi një tempull romak që i ka mbetjet poshtë kishës.

Bazilika është ndërtuar për nder të Shën Neofitit, i ekzekutuar në vitin 303. Kisha është shkatërruar pjesërisht në vitin 740 pas një tërmeti.

Nuk dihet se sa vite ka që mbetjet janë mbuluar nga liqeni dhe çfarë fshihet më tj në thellësi./a.m./noa.al/