Transmetuar më 11-09-2018, 20:29

Një person është gjetur i vdekur mbi Kalanë e Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, teksa e ka konfirmuar këtë rast, ka thënë se viktima është i moshës 40-45-vjecare.

Trupi i pajetë është konstatuar nga një qytetar që ka njoftuar menjëherë autoritetet.

Berisha ka shtuar se dyshohet se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale, pasi sipas tij në trupin e viktimës, nuk ka pasur shenja dhune, por mjekësia ligjore do ta jep vendimin përfundimtar.

“Po është e vërtetë. Ekipet tona kanë dalë në vendngjarje, po ashtu edhe ekipet e mjekësisë ligjore.

Deri më tani nuk ka elementë për shenja dhune, mund të jetë vdekje normale, por mjekësia ligjore do ta japë sqarimin pas autopsisë”, ka thënë ai.