Transmetuar më 11-09-2018, 19:20

Nisi si një kontroll rutinë, por përfundoi me një të vrarë kontrolli i policisë ndaj një automjeti, në Los Angeles.

Personi që drejtonte makinën u plagos rëndë pas përpjekjes për të qëlluar mbi oficerët e policisë, duke dëmtuar një prej tyre.

Departamenti i policisë në Los Angeles ka publikuar pamjet e ngjarjes që ndodhi në Luginën e San Fernandos, në fund të korrikut.

Pamjet tregojnë dy oficerë policie, njëri prej të cilëve femër, që i afrohen një makine, në bordin e të cilës ndodhej anëtari i një bande, i quajtur Richard Mendoza.

Policja afrohen në anën e djathtë dhe bisedon me pasagjerët brenda makinës, ndërsa polici tjetër në anën e majtë.

Në atë moment, shoferi del nga makina me një pistoletë në dorë duke hapur zjarr.

Oficerja femër bie në tokë, ndërsa partneri i saj i përgjigjet zjarrit duke qëlluar me disa plumba Mendozën.

"Los Angeles Times" tha se Mendoza u godit disa herë në kokë dhe gjoks, duke gjetur vdekjen pak më vonë në një spital aty pranë. /k.k/noa.al/