Transmetuar më 11-09-2018, 17:36
kryetari i Autoritetit të Medias Audiovizive, z. Gentian Sala dhe drejtori teknik me gazetarët

Autoriteti Shqiptar i Medias Auiovizive (AMA), prej disa kohësh kishte njoftuar, se do të mbylleshin më 10 shtator 2018, transmetimet analoge.

Në të gjitha njoftimet publike që ju mund të keni parë, nuk flitej për asgjë tjetër përveçse për mbyllje të transmetimeve analoge.

Por dje më 10 shtator ora 10.00, fillimisht u mbyllën transmetimet analoge dhe një orë më pas edhe transmetime dixhitale.

Qindra mijë shqiptarë që kanë blerë TV me dekoder të inkorporuar dhe plot të tjerë që kanë blerë dekodera sa herë i ka dashur qejfi kompanive t’i ndërrojnë, u gjendën para një fakti të kryer, në mënyrë të papritur dhe pa asnjë paralajmërim.

Në këto kushte, shumë qytetarë e quajtën vendim skuth atë që aplikoi AMA ditën e djeshme.

Por çfarë ndodhi?

Dje, AMA mbylli transmetimet analoge dhe njëkohësisht edhe transmetime dixhitale. Kështu, nëse ke një TV apo një dekoder DVB T apo DVB C, nga dje nuk mund të aksesosh kanalet televizive.

Dhe flasim për TV e dekoder të blerë jo më larg se deri dy vjet më parë.

AMA, pa paralajmërim i kishte bllokuar sinjalet dixhitale duke lënë njerëzit në terr.

Numërohen me dhjetëra mijë familje që kanë TV dhe dekoder të blera shtrenjtë në Shqipëri dhe jashtë saj.

Këto TV dhe dekoder kanë të përfshirë sinjalmarrësin DVB T dhe DVB C. Janë pikërisht këto TV dhe këto dekoder që vazhdojnë të përdoren në Europë.

Pasi kaluan pak orë nga vendimi i papërgjegjshëm i Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA) për mbylljen e paralajmëruar të sinjalit analog bashkë me pjesërisht atë dixhital, shqiptarët në një të tretën e vendit u dyndën për orë të tëra në radhë, kryesisht në dyqanet e Digitalb, për të blerë dekoderat e kësaj kompanie që shet njëkohësisht edhe abonime televizive me pagesë.

E gjitha kjo sepse, sikurse dëshmojnë më poshtë qytetarët, ata u gjendën në pabesi, pasi nuk u tha askush se do të mbylleshin edhe ekseset për tuner DVB T që në tërë Europën vazhdojnë normalisht.

Në këtë mënyrë, AMA nxori jashtë përdorimit dhe i bëri të pavlefshëm, qindra mijë televizorë të blerë në total për dhjetëra milionë euro, që tek e fundit vetë i kishte lejuar të importoheshin dhe shiteshin lirisht edh pse e paskësh ditur se do të dilnin shumë shpejt të pavlerë.

Një qytetar tregon:

“Kam dy televizorë në shtëpi, që të dy janë teknologji e viteve të fundit, LED, njëri është Smart. Nga dje, asnjë kanal nuk hapet, as analog dhe as dixhital. Deri dje, shihja të gjitha ato analoget dhe sintonizoheshin dhe afro 200 kanale, ku nja 30 prej tyre hapeshin pa pagesë”.

Një tjetër qytetar pohon:

“E kam blerë TV para 2-3 vitesh. Pagova plot 850 mijë lekë (të vjetra) se ishte nja 50 polësh dhe Smart. E bleva te një dyqan i njohur në Tiranë. Ishte mirë e bukur kur je befas u zhdukën gjithë kanalet. AMA na e futi. Ne shihnim e dëgjonim gjithë ditën reklamën e AMA se do mbyllen transmetimet analoge, po asnjëherë nuk pati thënë se do mbyllë dhe kanalet dixhitale. Ky është maskarallëk në kurriz të popullit dhe ata që e bëjnë duhet ta paguajnë shtrenjtë. Prokuroria nuk duhet të flejë gjumë por të ndërhyjë dhe të hetojë për këtë”.

***

Ky vendim i AMA, u konsiderua si abuziv dhe i papranueshëm edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama:

“Zbatimi i normës europiane është një domosdoshmëri, por nuk fiket sistemi i vjetër pa siguruar akses për këdo në sistemin e ri”, – tha z.Rama në një mesazh publik që shpërndau pak orë më parë. /noa.al/

Shënim i rëndësishëm për lexuesit:

Lista e kanaleve TV që duhet t’ju dalin pa pagesë gjendet më poshtë. Raporto te KOMENTONI ose në email [email protected] nëse qoftë dhe një nga këto kanale nuk ju del falas, me çfarëdo platforme televizive që ofrohet në territorin e Shqipërisë.

1 RTSH 1 HD

2 RTSH 2 HD

3 RTSH 3 HD

4 TV KLAN

5 TOP CHANNEL HD

6 KLAN PLUS

7 VIZION PLUS HD

8 NEWS 24

9 ABC NEWS HD

10 ORA NEWS HD

11 REPORT TV

12 SCAN TV

13 UTV

14 NTV

15 CHANNEL ONE HD

16 ADRIAMED

17 IN TV

18 TV KUKESI

19 FAX NEWS

20 RTSH PLUS

21 RTSH FEMIJE

22 RTSH 24

23 RTSH KUVEND

24 RTSH GJIROKASTRA

25 RTSH KORÇA

26 RTSH FILM

27 RTSH SPORT

28 RTSH SHQIP

29 RTSH MUZIKE

30 ELRODI

31 RTK

32 BCTV

33 FAX NEWS

34 KLAN MUZIKË

Dhe veç këtyre, dalin edhe: Klan Shop, Klan Test, Klan Kosova, Klan Maqedonia…