Transmetuar më 11-09-2018, 16:30
Foto ilustruese

Ajo hiqej si parashikuese dhe ndikuese e fatit. Qindra persona u gënjyen duke shpërblyer gruan me shuma që shkonin deri në disa qindra mijëra euro.

Në qendër të historisë është një grua nga Perugia në Itali e cila sipas hetuesve kishte ngritur një “biznes të vërtetë”.

Plot katër milionë euro përllogaritet shuma e parave të arkëtuara nga gruaja e cila u premtonte njerëzve të dëshpëruar përmirësimin e raporteve në çift, rikthimin te të dashurit por edhe shërim nga sëmundjet raporton Tgcom.

Pas disa sinjalizimeve, policia nisi hetimet dhe çoi për ndjekje penale gruan mashtruese.

Asaj iu bllokuan kuotat në të paktën gjashtë kompani ku ajo investonte miliona që siguronte nga qytetarët e dëshpëruar shkruan noa.al.

Ajo kishte arritur të merrte edhe shuma nga 200-300 mijë euro nga i njëjti klient i mashtruar.

Një burrë me probleme sentimentale, u tha hetuesve se i dha gruas plot 240 mijë euro.

Kurse një tjetër, në tre vite i kishte dhënë asaj shpërblim plot 300 mijë euro./a.m./noa.al/