Transmetuar më 11-09-2018, 14:38

Fertiliteti ose thënë ndryshe, mundësia për të ngjizur një fëmijë dhe riprodhimi, nuk është e lidhur vetëm me shëndetin e organeve gjenitale, por edhe me stilin e jetës dhe regjimin ushqimor që ndiqet.

Ndjekja e një diete të shëndetshme është zgjidhja ideale jo vetëm për të stimuluar shtatzëninë, por edhe për të lejuar një zhvillim normal të fetusit.

Janë të paktë ata që e dinë, por peshku i freskët jo vetëm që është një ushqim afrodiziak, por edhe një prej aleatëve kryesorë për të stimuluar ngjizjen, ndaj konsumojeni sa më shpesh të mundeni, nëse dëshironi që të keni një fëmijë.

Sipas një studimi të botuar në revistën shkencore “Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism”, konsumi i shpeshtë i peshkut është një zakon i mirë për të stimuluar fertilitetin, duke shtuar mundësitë e ngjizjes.

Peshqit dhe frutat e detit, cilësohen si ushqime ideale për të stimuluar ngjizjen, duke qenë se përmbajnë vitamina, proteina, minerale dhe acide yndyrore omega-3, që të gjitha substanca që stimulojnë pjellorinë.

Një tjetër gjë që duhet të mbani parasysh për të mbetur shtatzënë, është pasja e një peshe normale trupore. Është e rëndësishme që të konsumoni edhe ushqime që përmbajnë hekur, si mishi i kuq, qumështi, por edhe proteina bimore që gjenden te bishtajat, buka, makaronat dhe orizi, shkruan noa.al.

Por mishi nuk duhet të hahet më shumë se pesë herë në javë dhe duhet të alternohet me peshk, bishtaja dhe perime, të gjitha të shoqëruara me vaj ulliri dhe mundësisht të pjekura në furrë. /a.y/noa.al