Transmetuar më 11-09-2018, 10:59

Pesë burra humbën jetën të asfiksuar teksa pastronin një pusetë të ujërave të zeza në një kompleks rezidencial.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë kësaj të diele në Delhi të Indisë, ku katër persona gjetën vdekjen e menjëhershme, ndërsa i pesti ndërroi jetë në spital.

Bashkia e Delhit duke reaguar lidhur me këtë ngjarje tha se që nga data 1 tetor, në qytet do të hyjnë në funksion 200 mjetet e para të pastrimit mekanik të ujërave të zeza.

“Kemi krijuar skuadra, secila me nga tre punëtorë, të cilët do të përdorin pajisjet për pastrimin në pusetat e ujërave të zeza në qytet”, deklaroi për mediat Dinesh Mohanya, zëvendës drejtor i Delhi Jal Board, agjencia që merret me menaxhimin e ujërave.

Ndonëse qysh prej vitit 2013 është ndaluar me ligj futja e personave për të pastruar pusetat, më shumë se 80 persona kanë humbur jetën duke punuar për pastrimin e tyre gjatë dekadës së fundit. /a.y/noa.al