Transmetuar më 11-09-2018, 09:06

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kujtojnë sot më 11 shtator, 17-vjetorin e sulmeve terroriste në kullat binjake në New York.

Si pasojë e përplasjes së dy avionëve me kullat, mbi 3 mijë persona gjetën vdekjen, ku mes tyre edhe tre shqiptaro-amerikanë.

Me anë të një videoje, edhe Kryeministri Edi Rama e ka kujtuar këtë ditë.

“Me këtë kujtesë për tragjedinë që ndryshoi botën, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në video thuhet, “Nëse kemi një gjë për të mësuar nga kjo tragjedi, ajo që mësojmë është se jeta është shumë e shkurtër dhe nuk ka kohë për urrejtje”. /a.y/noa.al