Transmetuar më 10-09-2018, 22:16

Skocia ka shënuar edhe golin e dytë përballë Shqiprisë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Edhe goli i dytë ka ardhur nga këmbët e sulmuesit Naismith në minutën e 68’.

Naismith shënoi golin e parë në fillim të pjesës së dytë për Skocinë.

Pjesa e parë e luajtur në Glasgoë, është mbyllur me rezultatin e bardhë 0-0.

Skocia vendase, ka qenë më kërkuese për golin ndërsa ajo që u vihet re në këtë takim, është një Shqipëri konfuze në mbrojtje.

Kujtojmë që takimin e parë përballë Izraelit, Shqipëria e fitoi me rezultatin 1-0, me një supergol nga Xhaka. /a.k/noa.al/