Transmetuar më 10-09-2018, 19:25

Ndryshe nga sa ndodhi në “Elbasan Arena”, ku tifozët ishin të paktë në ndeshjes Shqipëri-Izrael, duket se do ndodhë e kundërta në përballjen me Skocinë, në Gllasgou.

Kënga Xhamadani vija vija ka pushtuar lokalet e Glasgout. Një sfidë me vlera të veçanta për kombëtaren kuqezi e cila momentalisht kryeson grupin dhe një rezultat pozitiv në Skoci do thoshte thuajse kualifikim në raundin e ardhshëm.

Rëndësia e këtij 90 minutëshi është ndjerë dhe nga shqiptarët e shumtë të shpërndarë anë e kënd botës dhe që në stadiumit “Hampden Park" pritet të jetë rreth 1000 të pranishëm.

Por pavarësisht asaj që do sjellë takimi i orës 20:45, festa te tifozët kuqezi ka nisur. Në një video të publikuar së fundmi në media, shfaqen disa tifozë të grupimit "Tifozat Kuq e Zi" dhe jo vetëm që kërcejnë, këndojnë dhe i bëjnë thirrje futbollistëve të drejtuar nga Christian Panucci për të dhënë maksimumin në "Hampden Park".

Takimi është i vlefshëm për grupin 1 të Ligës C të Ligës së Kombeve. /k.k/noa.al/