Transmetuar më 10-09-2018, 13:59

Vari veten në qeli, ku ishte dënuar për vrasjen e gruas së re, ndërsa 42 vite pas krimit, Gordon Park, tashmë duhet të ishte në liri. Fëmijët e të dënuarit për vrajsen e Carol, kufoma e së cilës u gjet në liqen shumë kohë më vonë pas zhdukjes, vendosën që të kërkojnë analizën e ADN-së.

Nëse rezultati i saj provon bindjen e tre fëmijëve Vanessa, Jeremy dhe Rachel, vetëvrasja e Gordon Park, do të ishte një padrejtësi e rëndë e sistemit të drejtësisë.

Carol Park, 30 vjeçe, u zhduk nga shtëpia e saj në Leece, pranë Barrow-in-Furness të Britanisë së Madhe, në korrik të vitit 1976.

Trupi i saj doli në sipërfaqen e Lake District, 21 vite pas ngjarjes, jo shumë larg kilometra nga shtëpia. Ekspertiza provoi se Carol ishte vrarë me disa goditje në kokë, ndërsa kufoma ishte hedhur në det.

Dyshimet ranë direkt mbi të shoqin, dhe në vitin 2004, Gordon Park, u dënua për vrasjen e së shoqes. Gjatë gjithë kohës ai ka pretenduar pafajësinë, ndërkohë që i dha fund jetës në burgun e Lancashire, në janar të vitit 2010.

Që nga vdekja e tij fëmijët dhe gruaja e tij e dytë, kanë nisur një betejë ligjore për të pastruar emrin e tij, shkruan noa.al.

Familjarët këto ditë shtatori kanë bërë kërkesë për ADN-në, pasi janë të bindur se analizat e ADN-së së litarit dhe materialit plastik të përdorur or të mbështjellë trupin e Carol, tregojnë profilin biologjik të një tjetër personi. /a.y/noa.al