Transmetuar më 10-09-2018, 12:40

Ndjeheni gjithë kohës të përgjumur? Kjo gjë mund të jetë e lidhur me rrezikun për tu prekur nga Alzheimer. Në fakt gjithë ata persona që gjatë ditës ndihen të përgjumur, rrezikojnë trefish të preken nga kjo sëmundje.

Është kjo ajo që thotë një studim i publikuar në revistën shkencore “Sleep”.

Gjatë këtij studimi, u mbajtën në vëzhgim një grup personash, ku u analizua gjendja e përgjumjes së tyre dhe problemet shëndetësore.

Një pjesë e këtij grupi njerëzish pas 16 vitesh ju nënshtruan një sërë analizash, ku rezultoi se persona të caktuar kishin shfaqur probleme me kujtesën.

Megjithatë studiuesit thonë se mbetet ende për tu sqaruar lidhja mes këtij problemi dhe përgjumjes.

“Gjithsesi u zbulua se çrregullimet e gjumit, ndikojnë në zhvillimin e Alzheimer”, deklaroi autori kryesor i studimit Adam Spira. /a.y/noa.al