Transmetuar më 10-09-2018, 11:30
Foto ilustruese

Qëndrimi ulur për kohë të gjatë mund t’ju sjellë dëmtime të rënda shpinën.

Ky është konkluzioni i arritur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Referuar raportit të publikuar, theksohet se njerëzit po bëhen përherë e më shumë "përtacë". Të paktën 1.4 miliardë njerëz në botë janë inaktivë.

Problemi i madh konstatohet te personat që rrinë gjatë ulur të cilëve u shfaqen problemet me shpinën.

Në një studim paralel të bërë në Gjermani, rezulton se 85 % e njerëzve kanë hasur të paktën njëherë problem nga shpina.

Por, për njerëzit inaktivë, rritet rreziku për diabetin dhe sëmundjet e zemrës./a.m./noa.al/