Transmetuar më 10-09-2018, 08:48

Shtatë persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e së dielës në Paris, prej tyre njëri në gjendje në rëndë. Gjithçka si pasojë e një sulmi me thikë, të ndodhur në zonën e Quai de Loire, rreth orës 22:45.

Agresori u ndalua nga policia, ndërkohë që ende nuk është saktësuar pista nëse bëhet fjalë për një akt terrorist.

I dyshuari siç raportojnë mediat franceze, është me origjinë afgane. Agresori sulmoi fillimisht tre persona pranë kinemasë Mk2, një nga sallat më të rëndësishme kinematografike në Paris.

Tre persona që ndodheshin pranë kinemasë, tentuan ta ndalonin, por nuk ia dolën.

Agresori tentoi arratinë në rrugën Henri Nogueres, ku sulmoi dy turistë anglezë.

I dyshuari, edhe ai i plagosur u shoqërua nga patrulla e policisë. /a.y/noa.al