Transmetuar më 09-09-2018, 21:26

Një ngjarje shokuese ka tronditur Australinë gjatë ditës së sotme.

Pesë trupa të pajetë janë gjetur brenda një shtëpie në periferi të Perth-it.

Njoftimi është dhënë nga mediat vendase, duke iu referuar Policisë.

Sipas mediave në mesin e të vdekurve ka gra dhe fëmijë.

Nuk ka ende detaje në lidhje me vrasjen e tyre apo nëse viktimat kanë lidhje familjare.

Gjatë muajit korrik të këtij viti një 19-vjeçar ishte akuzuar për vrasjen e dy fëmijëve dhe nënës së tyre dhe kishte ndodhur në periferi të Perthit.

Vetëm dy muaj para kësaj, shtatë persona ishin gjetur të vdekur në një pronë në zonën rurale të qytetit Osmington, që gjendet 280 kilometra në jug të Perthit./a.k/noa.al/