Transmetuar më 09-09-2018, 18:20

Një ngjarje tragjike me pasojë vdekjen dhe plagosjen është regjistruar në Itali.

Një lajm i rëndë ka pushtuar kampin e skuadrës italiane të Sirakuzës.

Ekipi italian i cili militon në Seria C është bërë kryefjalë e mediave italiane pas aksidentit tragjik që i mori jetën trajnerit Davide Artale dhe la të plagosur portierin e skuadrës, Maurice Gomis.

Sipas mediave italiane, trajneri Artale ka mbetur i vdekur në vend pasi makina e ti u përplas me një mur dhe u rrokullis disa herë, ndërsa portieri Gomis është lënduar dhe ndodhet në spital.

Mediat shtojnë se fatmirësisht Gomis ndodhet jashtë rrezikut për jetën./a.k/noa.al/