Transmetuar më 09-09-2018, 15:09

Tiranë, NOA.al- Në Veri-Veriperëndim të vendit dhe pjesërisht në zonat Qendrore moti paraqitet i vranët, por zonat Jugore vijojnë me kthjellime dhe alternime vranësirash.

Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në pjesën

më të madhe të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen me 1°C gjatë mëngjesit por ngritje me të paktën 2°C sjell mesdita, në të gjithë territorin shqiptar.

Era do fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor duke bërë që në det dallgëzimi të ulet në 2 ballë.

Europa

Vijon Europa Juglindore me vranësira të dendura dhe reshje shiu. Po ashtu, ekstremi Verilindor i kontinentit paraqitet me vranësira të shpeshta dhe shira të përkohshëm. Ndërsa kthjellimet mbeten dominante në pjesën më të madhe të Europës, kryesisht në Perëndim. /a.y/noa.al