Transmetuar më 09-09-2018, 09:09

Një turist i ri izraelit gjeti vdekjen si pasojë e rrëshqitjes nga maja e një kaskade në parkun kombëtar Yosemite, në California, SHBA.

Ngjarja ndodhi këtë të premte teksa 18-vjeçari po bënte një fotografi selfie, buzë kaskadës.

I riu u rrëzua në kaskadën e Nevadës rreth 180 metra e lartë, teksa kërkonte fotografinë perfekte, ndërsa gjithçka ndodhi në sytë e nënës së tij.

Megjithatë rrethanat e ngjarjes ku humbi jetën Tomer Frankfurter, nuk janë të qarta.

Nëna e të riut e pyetur nga mediat, deklaroi se i biri rrëshqiti nga shkëmbi teksa po bënte një fotografi selfie, shkruan noa.al.

Nënë e bir, kishin mbërritur në SHBA nga Jeruzalemi dhe do pushonin për thuajse dy muaj, para se i riu të futej në ushtri. /a.y/noa.al